Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar një vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë të Serbisë.
Osmani u shpreh se Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë nga sulmi i 24 shtatorit, “ra dëshmor për të treguar se liria nuk ka çmim”, ndërsa shtoi se Bunjaku “tregoi
edhe një herë siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.”
“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.
Se liria nuk ka çmim.
Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!
Sot e përgjithmonë!”, shkruan Osmani në një postim në rrjetin social Facebook.
Top Channel