Tkurrja e popullsisë nuk ka të ndalur në vend. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se më 1 janar popullsia e Shqipërisë rezultoi 2 827 mijë banorë, duke shënuar një rënie të ndjeshme prej më shumë 16.2 mijë persona krahasuar me 1 janar 2020.https://9acc9b7bcdd7a2e17f7ebbf1e45d34ae.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Kjo rrudhje e fortë lidhet kryesisht me fenomenin e pandalshëm të emigracionit si dhe vdekshmërisë në rritje si pasojë e pandemisë Covid-19.
Statistikat flasin për 27 605 jetë të humbura gjatë vitit të kaluar, ku pjesa më e madhe e vdekjeve kanë ardhur si rrjedhojë e infeksionit të koronavirusit, duke bërë që shifrat e vdekshmërisë të rriten me mbi 5 600 raste më shumë se në 2019-ën.
Ndërsa, lëvizjet e emigrantëve jashtë vendin kanë shfaqur një trend rënës kjo si pasojë e masave bllokuese për shkak të pandemisë, të cilat vijojnë të zbatohen ende nga vendet e huaja. Por, pavarësisht kësaj shqiptarët nuk kanë ndalur ikjet pasi një vit më parë u larguan nga vendin mbi 23 800 emigrantë, teksa në 2019 kjo shifër arrin në mbi 43 800 persona të larguar.
Tjetër faktor ndikues në pakësimin e popullsisë është edhe rënia e numrit të lindjeve, pasi vitin që lamë pas erdhën në jetë mbi 28 mijë foshnja, rreth 486 më pak se në 2019-ën.
Ndërsa shtesa natyrore e popullsisë ka shënuar nivelin më të ulët historik duke iu afruar zeros pasi në 2020 rezultoi të ishte 470 lindje më shumë se vdekje, në tkurrje të fortë në raport me 2019 kur përllogaritej në 6.624 banorë.
Shqetësuese paraqitet edhe dukuria e plakjes së popullsisë në vend, që po ushtron një presion të madh mbi skemën e pensioneve, duke rritur numrin e përfituesve e duke ulur atë të kontribuuesve. Ndërsa mosha mesatare shënoi rritje 37.6 vjeç, nga 37,2 vjeç që ishte në 2019.
Top Channel