Makina e kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali ka mbërritur në Parlament, por demokratët kanë bllokuar dyert. Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se makina është bosh dhe se pushteti i narkove hyn si minjtë në Parlament.“Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë”, tha Noka.