Dy persona janë vënë në pranga në Durrës, pasi qarkullonin të armatosur e me drogë. Sipas policisë, Marsid Gjyzeli dhe Ylli Agasi kishin në makinë 1 pistoletë, sasi kokaine dhe 2 thika.https://www.youtube.com/embed/CAfEh5Nvfjk?si=qrLr3TUlozlTjqAE
“Qarkullonin me automjet, me armë zjarri dhe lëndë narkotike, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike kokainë, 2 mjete prerëse (thika), 3 celularë dhe automjeti. Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Në kuadër të operacionit “Friends”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin. Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit M. Gj., 34 vjeç (drejtuesi i automjetit) dhe Y. A., 49 vjeç, të dy banues në Durrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftojnë blutë./tvklan.al