Kreu i Grupit Parlamentar të PS Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot në Kryesinë e Kuvendit.
Pas ndalimit të anëtarëve të Gardës, për anëtarët e opozitës të futen në komisionin hetimor të Sterilizimit, një episod dhune ka qenë ai ku Xhelal Mziu ka shtyrë kolegen Milva Ekonomi dhe më pas një anëtar të Gardës.
Peleshi u shpreh se dhuna ndaj deputetes ishte e papranueshme, ndërsa shtoi se opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend.
Kreu i grupit i bëri thirrje demokratëve të rikthehen në rrugën e dialogut.https://www.youtube.com/embed/7N_5ixmvnPw?feature=oembed
“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.
I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”, shkruan Peleshi.
(BalkanWeb)