Gazetari Ergys Gjençaj raporton se nesër pritet të mbahet interpelancë me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, interpelancë e thirrur nga deputeti Agron Shehaj.
Ndërkohë, në rendin e ditës pritet të jenë edhe pikat e seancës së kaluar, e cila nuk u zhvillua për shkak se kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e saj, në mënyrë që të shmangeshin tensionet, pasi në të njëjtën ditë presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të ishte në Tiranë për të inauguruar Xhaminë e Madhe të Tiranës.
Garda ka marrë masat e nevojshme në mënyrë që të shmangë përshkallëzimet, pasi opozita e ka bërë të qartë se mosbindja do të vijojë, çka referuar seancave të mëparshme, ka rezultuar në përplasje me anëtarët e gardës dhe konflikt me kolegët e mazhorancës.