Një ngjarje e paprecedentë u shënua në shkollën 9-vjeçare të fshatit Jagodinë në Elbasan ku një mësues hodhi benzinë dhe tentoi të djegë makinën e një prindi.
Ngjarja erdhi pasi prindërit në këtë shkollë ishin ankuar për mësuesin e anglishtes i cili bullizonte fëmijët.
ZVA Elbasan mori masën e menjëhershme të pezullimit nga puna të mësuesit 34 vjeçar E. Kushi i cili nuk nguroi të kërcënonte me jetë prindërit edhe në prani të policisë.
Kjo e fundit shoqëroi për disa orë mësuesin e dhunshëm e më pas nisi ndjekjen penale në gjendje të lirë për 34-vjeçarin me akuzën “Kanosje” dhe “Vetëgjyqësi”.
Top Channel