Vendet e deputetëve në parlamentin e Shqipërisë i zunë pjesëmarrësit në samitin rajonal parlamentar duke diskutuar “rrugën drejt sistemeve gjithëpërfshirëse dhe freksible agro-ushqimore në rajon”.

“Çështjet e zhvillimit të bujqësisë dhe të cilësisë së ushqimit të popullsisë duhet të jenë, dhe janë në fakt, prioritet për të gjithë vendet tona, veçanërisht në kontekstin e ri të paqëndrueshmërisë dhe kërcënimeve gjeo-politke. Të tilla i trajtojmë edhe në Shqipëri, duke u përpjekur të krijojmë një sinergji funksionale mes zhvillimit të bujqësisë, shtimit të shërbimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe përmirësimit të cilësisë së ushqimit të popullsisë. “, tha Spiropali.

Sipas kryetares së kuvendit të Shqipërisë, kontributi i bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto, është rreth 18 %, ndërkohë që në bujqësi është punësuar rreth një e treta e fuqisë punëtore të vendit.

“Përmirësimet në këto raporte janë të ndjeshme, nëse mbajmë parasysh që para 15 vjetësh, bujqësia, në rastin më të mirë, jepte rreth 20 përqind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të vendit, ndërkohë që në bujqësi ishte punësuar mbi 40 përqind, në disa vite edhe 50 përqind, e forcës së punës. Mbështetja e bujqësisë, sidomos nëpërmjet shtimit te investimeve për fermat dhe fermerët, është jetike për këtë sektor, por edhe për ekonominë e vendit.

Së shpejti do të fillojë zbatimi i Skemës Kombëtare të Investimeve në Ferma, një program i rëndësishëm në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë, i cili synon mbështetjen drejtpërdrejt të fermerëve” tha në fund të fjalës së saj Elisa Spiropali.

Top Channel