Policia zbardh ngjarjen me vjedhjen e taksisë në Vorë, autori ishte një shtetas amerikan, ish-ushtarak.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. R., 27 vjeç, banues në ShBA, pasi dyshohet vodhi një automjet në Vorë, me të cilin më pas shkoi në një karburant, e furnizuar por nuk kreu pagesën.
Më pas, ditën e djeshme, amerikani mori një taksi dhe pasi drejtuesi i taksisë ka zbriti nga mjeti, shtetasi A. R. vodhi mjetin dhe u largua.
“Gjatë ndjekjes nga Policia, ky shtetas ka goditur një automjet policie”, njoftojnë uniformat blu.
27-vjeçari, i arrestuar është shtetas amerikan nga Ohio, i identifikuar si , ish-ushtarak.
Arrestimi i tij u bërë pasi gjatë natës më datë 19 tetor, ai shkoi në një pikë karburanti në Yrshek me një automjet të vjedhur dhe të shpallur në kërkim nga komisariati i Policisë së Vorës dhe pasi ka furnizuar makinën më karburant është larguar pa kryer pagesën.
Më pas, dy ditë më vonë po 27-vjeçari amerikan në rrugën dytësore të autostradës Tiranës i ka vjedhur automjetin një taksisti, ku 27-vjeçari amerikan ishte pasagjer.
Gjatë ndjekjes nga Policia e Tiranës, 27-vjeçari me mjetin taksi që kishte vjedhur ka goditur edhe një nga makinat e policisë që po e ndiqnin.
Kapja e 27-vjeçari është bërë e mundur vetëm në Elbasan, për neutralizimin fizik të tij policia ka hasur vështirësi për shkak të stërvitjes ushtarake që kishte i riu.