Grupi i Partisë Socialiste, ministrat dhe deputetët kanë zhvilluar takime me pensionistët në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fotot nga takimet e qeverisë me pensionistët, ku shkruan se grupi i PS ndan me ta fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit

Vijon Diskutimi i Hapur për pensionet në rrugën drejt #Shqipërisë2030 me angazhimin e qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”-shkruan Rama krahas fotove.