Sezoni i vjeshtës vijon të tërheqë turistë të shumë vendas dhe të huaj më së shumti në fundjavë. Favorizuar dhe nga temperaturat e ngrohta, Driloni mbetet zona më e preferuar për të gjithë.
Në asnjë sezon nuk mungojnë edhe të huajt, tashmë zgjerimi i sipërfaqes së Drilonit dhe mundësia për të pedaluar në brendësi apo rreth liqenit lë shije të mirë tek të huajt.
“Kemi qëndruar me kamping, erdhëm dje në Pogradec, erdhëm që nga Greqia, do shëtisim me biçikletë edhe përreth liqenit. Parku ishte i këndshëm, vërtet një vend fantastik,” tha një turist holandez.
Me investimet e kryera së fundmi më Drilon krahas bukurisë natyrore janë shtuar rrugicat për shëtitje dhe pedalim, janë vendosur hapësira argëtimi për fëmijët dhe struktura druri për të pushuar.
Zgjerimi sipërfaqes për shëtitje deri pranë fshatit Guras ka bërë që edhe orët e qëndrimit aty të rriten, e bashkë me këto restorantet dhe shërbimi janë në nivele shumë të mira. (A2 Televizion)