Gjatë takimit të zhvilluar me prindërit e nxënësve në shkollën “Sami Frashëri”, kryeministri Edi Rama mori disa propozime prej tyre.
Kryetar i këshillit të prindërve në shkollën ‘Sami Frashëri’ tha se shumë prindër janë dakord për hapjen e një shkolle speciale për nxënësit problematikë.
Kryetar i këshillit të prindërve në Sami Frashëri:Është normale shqetësimi dhe ankthi që krijon te prindi por mua më është dukur sikur është trajtuar problemi shkolla, shkolla. Thelbi është modeli i krijuar nga prindërit por edhe nga mediat. AMA duhet të rishohë se ka emisione që stimulojnë dhunë verbale dhe fizike.
Mendoj se rasti ekstrem, shqetësimi i 99% i prindërve. Duhet të dallojmë fëmijët problematikë dhe sociopat. Shumë prindër mendojnë se nëse do kishte një shkollë speciale. Nëse do ishte në shkollë speciale, as ai nuk do ishte vrarë, as ai nuk do ishte në burg. Dëgjova një shembull kur mësuesi i thoshte nuk do të vë mungesë vetëm mos hajde në mësim. Jam i bindur se nëse do ishin matur rastet, do vihej një rënie e rasteve problematike në shkolla. Edhe 100 polica po të jenë, ata do e gjejnë një mënyrë për të bërë sherre.
Për t’ju kthyer problematikës së modelit, nuk dua të bëhem specialist, aktivizimi i prindërve që nuk njohin as mësuesin. Tiktok e kanë obsesion, mediat sociale, teknologjia ka dy anë, riskun dhe të mirën. Teknologjia që ka ardhur tani, duhet rregulluar. Është e vështirë, por që duhet një rregullim patjetër, duhet një kod rrugor. Na kapur papritur kjo pjesë.
Rama: Një figurë e madhe e politikës franceze para se të vdiste dha një intervistë dhe ndër të tjera tha ‘jam shumë i lumtur që jetova kohën e lindjes së internetit dhe jam i lumtur që po iki para se interneti ta shkatërrojë këtë botë’. Ajo që unë kuptoj nga diskutimi, na është dashur kohë dhe tani jemi në mundësin për ta bërë sepse futëm informimin e prindërve për nota dhe mungesa por kjo është vetëm njëra pjesë.
Ndërkohë që informimin për ecurinë e fëmijës, janë të rëndësishme për të kuptuar ishte s’ishte. Tani me sistemin që kemi, jemi duke bërë gati futjen e një informimi më të plotë ku është edhe pjesa e sjelljes ose marrëdhënies sociale të çdo nxënesi. Dhe kjo lidhet me sa prindërit vetë do aktivizohen.
Top Channel