Konsiderohet si një ndër kultet fetare më të rrallat në Shqipëri. E ndërtuar në shekullin e XVI-të, është një ndër monumentet me rëndësi jo vetëm për historinë e saj, por edhe për arkitekturën mesjetare. E pozicionuar në unazën e qytetin, në pjesën jugore, kjo xhami u ndërtua nga funksionari i lartë i këtij qyteti, i cili ia bëri dhuratë bashkëshortes së tij, duke i vënë emrin e saj.
Xhamia e Nazireshës apo Xhamia Nazir Beu mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit XVI. Sipas një mbishkrimi të shkruar me bojë në murin fundor të mafilit lexohet data 1599. Xhamia e Nazireshës u ndërtua nga një funksionar i lartë perandorak, i cili i vuri asaj emrin e gruas së tij.
Në të njëjtën kohë është ndërtuar edhe xhamia e Ballies, i cili ishte vëllai i Nazireshës. Xhamia e Nazireshës përbën monumentin fetar tipik të arkitekturës mesjetare shqiptare.
Është xhami e llojit sulltanor me minare e kupolë. Ndodhet në anë të unazës jugore të Elbasanit. Mendohet se dikur këtu ka qenë qendra e qytetit. Xhamia e Nazireshës ruan formën orgjinale të sallës së faljes, është e shtruar me pllaka poligonale, salla ka formë kuadratike dhe ndriçohet nga 5 dritare të vendosura në tre radhë. Frekuentohet edhe në ditët e sotme.