Komisioni i Venecias është mbledhur në sot në sesionin plenar të 141 ku do të shqyrtojë edhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë në pasjen e një opinion për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Janë pesë pyetje drejtuar Venecia ku kërkohet opinion për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në trajtimin e raste kur ka pretendime për pa-pajtueshmëri të mandatit të deputetit.
Thelbi kërkesës ka të bëjë nëse a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputeti?
Po ashtu Venecias I kërkohet të thotë se cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar (pro, kundër, abstenim)?
Venecia po ashtu duhet ti tregojë Kuvendit të Shqipërisë, a mundet Gjykata Kushtetuese të krijojë normë të re kushtetuese, e cila nuk ka lidhje me kompetencën e saj interpretuese të një norme në fuqi?
Në këtë sesion plenar të komisionit të Venecias merr pjesë kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali e shoqëruar vetëm nga Klotilda Bushka kryetare e komisioneve të ligjeve.
Një ditë më parë në parlament opozita kritikoi kryetaren Spiropali për mos përfshirjen e deputetëve të opozitës në këtë sesion të Venecias madje hodhën akuza se ajo ishte duke e fshehur një opinion paraprak që sipas tyre I kishte mbërritur kryetares së kuvendit.
Top Channel