Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit për dënimin e dhënë për çështje trafikut të drogës.

Balili u dënua me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul me 10 vite heqje liri.

Ndërkohë, gazetarja Anila Hoxha raporton se Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin e bërë nga Arbër Çekaj për ‘mosfillimin e një procedimi penal nga ana e institucioneve të drejtësisë’. Pronari i kompanisë “Arbi Garden” u shpall fajtor për trafikimin e sasisë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vendin tonë, 613 kg kokainë. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij iu ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të shlyejë 14 vite burg.

Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt.

Top Channel