Forca të shumta policie ndodhen në zonën e Thrakomakedones, vendin ku u krye një atentat ndaj dy shqiptarëve në Athinë.

Zona është e rrethuar, teksa grupet hetimore kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Atentati ndodhi mesditën e së dielës, ku viktimë mbeti 45-vjeçari Irakli Davella, ndërsa u plagos Edi Lolo, 46 vjeç.

Mësohet se është hapur zjarr nga një automjet i bardhë, që rezulton të jetë vjedhur në mëngjes në zonën e Patisias në Athinë.

Davella ka ndërruar jetë në vend ndërsa i plagosuri Lolo është në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë e bark.

Ndërkaq dyshohet edhe për një të plagosur të dytë./abcnews.al