Rama: Ulja e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, ky është një fakt i cili tregon se në çfarë humnere jemi ngjitur në këtë pikë, ulja e çmimit është në kundër tendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimi i energjisë jo vetëm është rritur por kërcënuar nga rritje të tjera, kjo masë është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerë në të gjithë nivelet me ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik dhe kthimin në eksportues neto brenda mandatit të 4. Duke pasur parasysh parimin e shpallur botërisht të qeverisë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme, e përpjekjeve të mundimshme në këto vite dhe të një rritjeje ekonomike që për 2025 e parashohim në harkun e 4% që është një shifër shumë domethënëse. Histori 10 vjeçare përpjekjesh, kini parasysh disa fakte. Fakte qe nuk dalin zakonisht në ekran dhe portal se janë më shumë të interesuar për spektaklin e gjysmë të vërtetave.
Top Channel