Jurgen Miraka, shefi i dispercerisë në OSSH ka raportuar për situatën e motit të keq në vend.
Miraka deklaroi se janë regjistruar defekte në zona të thella malore.
“Moti paraqitet me erë të ftohtë. Në juglindje, kemi pasur mot më të agravuar. Defekte kemi në zonën e Elbasanit, Peshkopisë, Shkodrës, Lezhës. Krahas riparimeve në terren, punonjësit duhet të zbatojnë kushtet e sigurisë teknike, ndaj mund të ketë edhe vonesa në rikthimin e energjisë elektrike”, theksoi Jurgen Miraka, shefi i dispercerisë në OSSH./abcnews.al