Pavarësisht temperaturave të ulëta deri në -2C, siguria rreth Shtëpisë së Bardhë është rritur, me snajperë të pozicionuar në çati në pika strategjike në zonë, përpara inaugurimit të Donald Trump të hënën.

Pamjet nga objektivi i protothema.gr regjistrojnë vigjilencën e shtuar, teksa snajperista të trajnuar posaçërisht, të pajisur plotësisht me armë dhe dronë të teknologjisë së fundit, monitorojnë çdo lëvizje.

Kamera dalloi snajperët në një çati pranë zonës së Hotel Uashingtonit, vetëm pak metra nga Statuja e Alexander Hamilton dhe Dhoma e Thesarit, në zemër të Uashingtonit. Ky vend, për shkak të afërsisë me Shtëpinë e Bardhë, është një pikë kritike vëzhgimi, duke ofruar shikueshmëri në të gjitha drejtimet.

Në foto dhe video shihen dy snajpera në një çati, të përshtatur me kushtet e vështira të të ftohtit. Njëri mban një sistem elektronik, ndoshta një kontrollues droni ose pajisje gjurmuese, ndërsa i dyti është i pajisur me kufje, me sa duket për t’u koordinuar me pjesën tjetër të ekipit. Të dy mbajnë veshur veshje ushtarake që përfshijnë veshje dimërore dhe rripa të posaçëm me qese për pajisjet e tyre. Në sfond shihen ndërtesat klasike të zonës dhe flamuri amerikan që valëvitet.

(Prototema/ BalkanWeb)