Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka refuzuar që të japë detaje nga hetimet e SPAK për pronat e ushtrisë. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani theksoi se për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, nuk mund të japë detaje.
“Hetimet janë në vazhdim, dhe detajet nuk mund të ndahen për shkak të konfidencialitetit të procesit. Nuk do të jap asnjë koment për opinione të kryeministrit apo politikanëve të tjerë”, shtoi ai.Dumani ka paralajmëruar kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën për përgjegjësi penale për përgjimet që nxjerr nga dosja ‘Toyota Yaris’. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani konfirmoi se çështja “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar.
“Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Dumani.
Dumani u pyet dhe për dosjen Xibraka dhë përfshirjen e vëllait të Olsi Ramës. Gjatë takimit, Dumani theksoi se hetimet janë pezulluar pasi nuk u gjet asnjë provë që përfshin lidhjen e Ramës me grupin Xibraka.
“SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha Dumani.