Një i mitur ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez të Tiranës.

Policia bën me dije se rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës 15 vjeçari, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Aktualisht i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

policia ende nuk e di të qartë vendngjarjen ku ka ndodhur plagosja, pasi 15-vjeçari ka shkuar në banesë i plagosur dhe më pas i ati e ka dërguar në spital.