Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Leshaj, është ndarë nga jetë ditën e sotme

Ka qenë vetë ish-ministri i cili ka bërë të ditur lajmin e hidhur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj njofton orën dhe datën e ceremonisë mortore.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën, në orën 12:00 në Varrezat e Maminasit.

“Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme. Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025. Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta’, shkruan ai.

Top Channel