Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron sapo kanë nisur takimin dypalësh në Shtëpinë e Bardhë, mbi situatën në Ukrainë.
Bisedimet vijnë në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike, ku presidenti Trump po transformon politikën e jashtme amerikane ndërsa kërkon t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë
Pak para takimit, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi para gazetarëve se lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda pak javësh.
Trump tha se Vladimir Putin do të pranojë paqeruajtësit evropianë në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Kiev.
Trump u pyet nëse ai beson se Ukraina do të duhet të heqë dorë nga territori si pjesë e çdo negociate paqeje.
“Ne do të shohim,” u tha ai gazetarëve. “Është një negociatë që sapo ka filluar”.
Rimarrja e tokës ukrainase të pushtuar nga Rusia, shtoi ai, “nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë”.
Trump tha gjithashtu se Vladimir Putin do të pranojë paqeruajtës evropianë në Ukrainë nëse dhe kur të përfundojë lufta – një sugjerim që Kremlini e ka thënë vazhdimisht se e kundërshton.
“Po, ai do ta pranojë atë”, tha Trump. “Unë ia kam bërë atë pyetje. Shikoni, nëse e bëjmë këtë marrëveshje, ai nuk po kërkon Luftën Botërore.”
