Roni, gjatë një bisede me Federikun në Ferma VIP ka ndarë detaje nga jeta e tij profesionale. Ai u ndal tek marrëdhënia e tij me këngëtaren Dafina Zeqirin. Fermeri deklaroi se kanë pasur një raport shumë të mirë së bashku, pasi Roni ishte pjesë e ekipit të këngëtares.

Por, ai ndahu për herë të parë në Ferma VIP se në marrëdhënien e tyre ka pasur disa keqkuptime, çka ka sjellë që ata të mos kenë më asnjë komunikim.

Në bisedën me Federikun, Roni deklaroi se raporti në punë ka qenë shkaku i këtij debati, teksa foli me pozitivitet ndaj saj. Sipas Ronit, Dafina Zeqiri e ka yllin në ball dhe ai i është shumë falënderues për mundësitë që i ka dhënë një artisti të riu.

“Unë kam performuar në një stadium në New York. Super ndjenjë është, por nuk ka qenë shfaqja ime, ka qenë e Dafina Zeqirit. Unë kam qenë pjesë e grupit të saj dhe ajo më prezantoi me publikun. Dhe ato janë momentet e para që nuk harrohen kurrë.

Një energji të re, një frymë të re. Jam shumë falënderues për gjithçka, çfarëdo që ka bërë, pasi nuk flasim më. Po, i kemi prish raportet për shkak të punës. Sidoqoftë unë jam falënderues se më ka nisur profesionalisht.

Edhe diçka e kam mësuar nga ajo, se konsistenca është gjithçka. Unë jam pak dembel, por më kujtohet sa aktive ka qenë ajo dhe unë kam marrë shumë shembull nga ajo”,  tha Roni.

Ardit Murataj