Erion Murataj PSD

Gazetari Bledi Mane, i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV, ka komentuar aludimet që qarkullojnë prej kohësh në rrjet për një raport të mundshëm dashurie mes tij dhe ish-konkurrentes së “Për’puthen”, Shqipja Hysenaj.

Mane i hodhi poshtë këto thashetheme me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe ironike: “Shqipja është një vajzë që ka dalë nga spektakli Për’puthen. Është një vajzë e virgjër nga të gjitha anët madje deri tek truri. Është pak hipokrite,” – tha ai.

I pyetur për natyrën e marrëdhënies së tyre, gazetari u shpreh se nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë asnjë lloj lidhje me të.

“Ka shumë fjalë që thonë se unë kam qenë i lidhur me Shqipen, por e kam thënë dhe e them sërish: më mirë lidhem me një tigër të kopshtit zoologjik sesa me Shqipen. Jemi shumë të kundërt. Shqipja është shumë zakonore, ndërsa unë i përkas njerëzve liberalë,” u shpreh Mane.

Në fund, ai shtoi me ironi:

“Shqipja bën mirë të shkojë te partia e Sali Berishës.