Erion Murataj PSD

Policia e Kukësit ka arrestuar drejtuesin 27-vjeçarin, i cili shkaktoi aksident me 3 të plagosur në aksin Kukës-Krumë.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e 16 prillit, rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Sefoll”.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për asidentin në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në fshatin Vranisht, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.