Erion Murataj PSD

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka ndarë një mesazh me rastin e Pashkëve. Përmes një videoje në rrjetin e saj social, Simaku shprehet se kujtimet e saj të më të bukura të fëmijërisë lidhen me festën e Pashkës dhe gjyshit të saj.

Parashqevi Simaku në video kujton dhe gjyshin e saj që vinte në shtëpi me bastun dhe traditën e drekës së Pashkës.

“Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër.

E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve.

Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura.”, shprehet këngëtarja.