
Kur Vatikani njoftoi vdekjen e Papa Françeskut, tinguj muzike dolën nga një kishë katolike në Kosovës ku dhjetëra shqiptarë, dikur myslimanë merrnin pjesë në një ceremoni të pazakontë: ata po konvertoheshin në katolicizëm.
Ceremoni të tilla po bëhen të zakonshme në Kosovën me shumicë myslimane, ku disa të ashtuquajtur “katolikë të fshehur” ose “laramanë”po zgjedhin t’i kthehen hapur besimit të paraardhësve të tyre, të konvertuar shekuj më parë nën sundimin osman.
“Unë ju pagëzoj në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Amen“.
At Fran Kolaj mirëpriti 38 katolikë të rinj nga mosha shtatë deri në 55 vjeç duke lyer ballin me vaj të shenjtë. Me fjalet Mirëserdhe në Kishë
“Gjithmonë e kam ndjerë se i përkas besimit katolik”, tha Lirije Gashi, një infermiere 24-vjeçare që sapo i ishte nënshtruar ceremonisë. “Kjo ceremoni është kulmi i rrugëtimit tim shpirtëror”.
Sipas statistikave zyrtare, 93.5 për qind e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë myslimanë. Më pak se dy për qind identifikohen si katolikë. Edhe pse nuk ekzistojnë shifra zyrtare, Kolaj pretendon se më shumë se 3,000 njerëz janë konvertuar në katolicizëm në Kishën e tij të Shën Abrahamit me pamje nga Lugina e Llapushnikut që nga pavarësia e Kosovës nga Serbia në vitin 2008. Përpara se të pranohen në besimin katolik, besimtarët e rinj përgatiten duke mësuar lutjet, ritet dhe parimet themelore të krishterimit.
“Ata i bashkohen Kishës me vullnetin e tyre të lirë. Është 100 për qind zgjedhje e tyre”.
Të hënën, kisha tashmë ishte e mbushur me rreth 500 besimtarë kur u publikua lajmi solemn për vdekjen e Papës. Por u mor vendimi për të vazhduar me ceremoninë.
Sipas historianit Shkëlzen Gashi, islamizimi i shqiptarëve gjatë një periudhe pesëshekullore të sundimit osman shpesh u krye nën presion:
“Në realitet, motivimi kryesor për konvertimin në Islam ishte material,” tha ai. “Ishte një çështje e interesave ekonomike sepse taksat ishin më të ulëta… mundësitë e karrierës dhe statusi social”.
Këto konvertime nuk kanë shkaktuar ndonjë reagim armiqësor nga komuniteti mysliman në Kosovë, një vend që krenohet me tolerancën fetare dhe ku përkatësia etnike ka përparësi mbi besimin.
