Erion Murataj PSD

Big Brother VIP ka festuar pas përfundimit dhe të pranishëm në event kanë qenë i gjithë kasti i këtij sezoni, e po ashtu edhe disa të ftuar të tjerë. Ish banorja e “BBV”, Danja Koka është komentuar shumë për lidhjen e saj romantike jashtë shtëpisë.

Modelja ka folur shpesh për partnerin e saj, Redin, duke e përmendur me shumë dashuri dhe respekt.

Sidoqoftë, çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, duke mos ndarë foto të përbashkëta në rrjete sociale.

Së fundmi në festën e organizuar nga Top Media, bukuroshja u shfaq publikisht me Redin ku dukeshin tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.