Policia e Tiranës vuri në pranga një 23-vjeçar italian, i cili u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se Manuel Morella rezulton student i stomatologjisë në një universitet privat në Tiranë.
Lexo edhe :
Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! Lënda narkotike me vlerë 20 mijë euro
Në momentin e arrestimit, ai është shprehur se nuk e dinte që pakoja kishte drogë, por sipas tij kishte porositur një bluzë.
Ndërkohë sasinë e kanabisit që iu gjet në banesë, ai ka thënë se e kishte për përdorim personal. Në total policia sekuestroi 917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë të konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Droga ishte porositur nga SHBA, konkretisht nga Kalifornia. Ky është rasti i 11-të që Antidroga e Tiranës godet trafikimin e kanabisit përmes postës gjatë muajve të fundit.