
Disa denoncime online hedhin dyshime mbi menyren se si KQZ, po zbaton “voten e emigranteve” e cila aplikoet per here te pare ne Shqiperi ne zgjedhjet e 11 majit.
Qytetare shqiptare qe jetojne jashte vendit, thone se i kane gjetur zarfat e votave te lena tek komshiu i tyre, dhe ne data te ndryshme dhe orare te ndryshme nga ai qe kane planifikuar.
“Erdhën!
Nuk paskej qënë aq e vështirë sa dukej,postjeri jo vetëm personalisht që nuk na kërkoi,por as pjestar të familjes nuk kërkoi,u mjaftua që komshia i tha i marr unë,ja dha dhe komshia na i solli kur u kthyem nga puna.
Tani fillon pjesa më e vështirë, hapja dhe mbyllja“, shkruan qytetari L.N ne faqen e tij ne Facebook.
Denoncimi i qytetarit
Ai hedh dyshime mbi punen e KQZ dhe kontraten qe ky institucion ka bere me kompanine postare.
“Eshtë e kuptueshme që kanë shkelur kontratën,ama kontrata duhet të përfshinte orare ekstra dhe ditë të shtuna për të bërë të mundur dorëzimin e zarfit në dorë,ndryshe askush nuk lë dot punën për të pritur postjerin,shqetësim ky që.e kam shprehur në një postim pak më herët e që postjeri në fakt ma bëri më të lehtë“, shprehet denoncuesi
Ai madje, evidenton mos funksionimin e orarit dhe dates pasi sipas tij, tjeter orar e date ka zgjedhur ai dhe ne tjeter kohe i ka mberritur zarfi, jo ne adresen e tij por tek fqinji.
“Pikërisht, njoftimi dhe linku erdhën por oraret disponibël ishin 8-15 nga e hëna të premten.
Njoftimi im ishte për datë 23,unë ndryshova planifikimin tek linku për 24,ndërkohë që zarfin e gjeta tek komshiu më 22. Nuk duket se i japin seriozitetin që flitet pavarësisht milionave që kanë marrë”.
Shqetesim per kete ceshtje, shprehu diten e sotme edhe deputeti i PS, Taulant Balla i cili nga Greqia kerkoi qe te behet kujdes me administrimin e votes se emigranteve.
Vota e diaspores eshte nje proces i kushtueshem per buxhetin e shtetit, rreth 10 milione euro dhe cdo abuzim do te ishte i denueshem.
Pasi shifrat e regjistrimit të diasporës kaluan çdo parashikim, qeveria i plotësoi kërkesën KQZ-së, dhe miratoi fondin shtesë 9.3 milionë euro.
KQZ kishte fond rezervë 5 milionë euro, për të paguar postën për votën për 100 mijë zgjedhës, por deri në përfundim të afatit të aplikimeve që ishte 4 marsi, u regjistruan në total gati 246 mijë shqiptarë të diasporës, më shumë se dyfishi nga çfarë ishte parashikuar.
