
Një ditë më parë, Loredana Brati, ka festuar ditëlindjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” ka marrë urime të shumta, si dhe ka organizuar një festë me rastin e ditës së saj të veçantë.
Ajo çfarë u vu re ishte se nuk pati urime publike nga ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët aty brenda pati krijuar raporte të mira.
Por vëmendjen e mori urimi i Jozefin Markut, me të cilin në “Big Brother VIP 4” pati krijuar një lidhje dashurie.
Jozi ka zgjedhur të bëjë një urim për ditëlindjen e Loredanës përmes një postimi në “Instastory”. Ai ka ndarë një foto të saj me tortën e ditëlindjes, duke e shoqëruar me një emoji me aureolë dhe një emoji zemër të kuqe.
Nuk dihet se çfarë po ndodh me romancën mes dy ish-banorëve të BBV 4, por duket se Jozi vazhdon të ketë ndjenja për Loredanën. Kujtojmë se kjo e fundit pas përfundimit të reality show-t, vazhdonte që të mbante unazën e ‘martesës’ që vendosi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Deri më tani dyshja nuk janë ekspozuar shumë kohët e fundit në rrjetet sociale së bashku, e publiku është kurioz që të dijë se çfarë po ndodh me ta.
