Erion Murataj PSD

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin, që ndonëse disi më e distancuar nga politika, gjithnjë është në ndjekje të zhvillimeve të ngjarjeve në vendin tonë.

Si një personazh shumë i dashur edhe larg fokusit politikë, jeta e saj private ka qenë shpesh herë në fokus të mediave, pasi edhe vetë ajo është treguar transparente teksa ka folur për këtë pjesë. Ishte vera e shkuar, kur u zbulua edhe lidhja e re e ish-deputetes me Tan Kazazin, një regjisor i njohur në vendin tonë. Ka qenë vetë Rudina, që në rrjetet sociale ka publikuar edhe fotot me partnerin e saj të ri.

E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: “E bekuar”. Lidhja e re dukej e konsoliduar, aq sa çifti të publikojë foto në rrjetet sociale. Përgjatë gjithë këtë viti, çifti u shfaq shumë shpesh së bashku, duke e bërë këtë lidhje familjare.

Rudina shfaqej pranë nënës së Tanit, sakaq regjisori ishte me të në SHBA, ku edhe festonin së bashku festat. Por pas gati 1 vit lidhjeje, duket se diçka ka ndodhur mes kësaj dysheje kaq simpatike.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Tani dhe Rudina nuk ndiqen më me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, në profilet e tyre janë zhdukur të gjitha pozat që kishin së bashku, duke na bërë të mendojmë se kjo lidhje po përballet me një krizë në këtë momente. Në profilin e ish-deputetes postimet e reja janë përgjithësisht nga udhëtimet e ndryshme që ajo ka bërë, por dukshëm në to mungon Tani./panorama