Psikologia Valbona Treska ishte e ftuar në Top Story, ku diskutoi për shëndetin mendor në Shqipëri.
Ajo u shpreh se pas periudhës së Covid, ka pasur një rritje me 3 deri në 4 herë të rasteve me depresion.
Sakaq duke iu referuar një studimi të OBSH-së, ku rezulton se 1 në 7 persona janë të prekur nga shëndeti mendor, në Shqipëri raporti është më i ngushtë, pra 1 në 5.
“Ka disa problematika në pjesën e studimeve që ne bëjmë, do e nisja me një studim të OBSH-së për shëndetin mendor dhe doli në përfundimin që 1 në 7 veta janë të prekur nga shëndeti mendor, më Shqipëri kjo është në shifra të larta, raporti mund të jetë 1 me 5. Njerëzit nuk e kuptojnë, por as familja nuk arrin dot t’i identifikojmë. Tjetër është stigma për ta raportuar. Në vuajmë nga paranoja që edhe nga plotësimi i pyetësorëve anonimë. Dhe kjo bën që të mos jesh i vërtetë në raportim.
Kemi vite që e themi, kemi nevojë për depistim real të popullatës, të kuptojmë si jemi ne në raportor me shëndetin mendor. Janë shtuar 3-4 fish prurjet nëpër qendrat e shëndetit mendor, të psikologu në tërësi, sidomos pas pjesës së covid-it. Nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, globalisht ndihet trendi që psikologu… qasen më shumë njerëzit, njerëzit e kuptuan nevojën e të folurit, nderjes së problematikës. Edhe vetë Covid la pasoja edhe psikologjike. Ka pasur në masë, rënia e flokëve dhe kjo ndikon te vetëvlerësimi. Fillojnë elemente ankthi që dashur pa dashur mund të lulëzojnë më shumë.”, u shpreh Treska.