Mjeku psikiatër Neli Demi, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel komentoi problemet me shëndetin mendor tek shqiptarët.
Ai u shpreh se shoqëria shqiptare është pasivo-agresive.
Demi: Ne jemi mësuar që të shikojmë simptomat e shëndetit mendor tek simptomat e sëmundjeve mendore, por në fakt nuk është ashtu, të gjitha fenomenet që krijojnë disfunksion tek personi apo të tjerët janë simptoma të një patologjie unë do të thoja nga këndvështrimi psikoanalitik të një bashkimi të tipareve të një personalitetit, qoftë agresiviteti dhe jo asertiviteti se janë dy gjëra të ndryshme. Më shumë se sa agresivë në mënyrë të dukshme, shoqëria shqiptare është një shoqëri pasivo-agresive, në situata jo shumë intime në marrëdhënie ne jemi pasivë, mund të dukemi pranues, të sjellshëm, por sapo hymë në një gjendje aktive të marrëdhënies agresiviteti nis të shfaqet në mënyra të ndryshme. Temperamenti është i lindur dhe mund ta shohim që tek bebet njëri është më aktiv se tjetri dhe këtu është një lloj temperamenti nervor i trashëguar.