Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” do të ketë së shpejti një pamje dhe mbi të gjitha një infrastrukturë të re.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku njofton se punimet janë drejt përfundimit.

Sipas kreut të qeverisë, maternitetit i shtohen 360 shtretër, 7 salla operacioni dhe 6 lindjeje, terapi intensive e dyfishuar, urgjencë dhe triazh modern dhe shërbim i ri për prematurët dhe shtatzënitë e rrezikuara.

“20 mijë pacientë në vit do të kenë një maternitet të standardeve europiane, me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit”, shprehet kryeministri.