Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, veçanërisht të theksuara në zonat veriore dhe lindore.
Reshjet e shiut do të shfaqen që në orët e para të mëngjesit në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht në qendër, me intensitet të ulët dhe karakter të herëpashershëm. Nga mesdita, reshjet do të përqendrohen në relievet malore dhe më pas do të ndërpriten gradualisht në të gjithë territorin, për t’u riaktivizuar sërish në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kryesisht në veriperëndim.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – juglindje, me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, pritet që era të fitojë intensitet më të lartë, duke arritur deri në 20 m/s.
“Kini kujdes që…”, horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025
“Iu gjetën 3 mln euro të groposura, njeriu kyç, Visi i Pojës!”, gazetarja jep detaje për goditjen e grupit të fuqishëm në Durrës
“Vdekja e Artan Lames, e rremë”, avokati: Në koma cerebrale, i urojmë rikuperim të shpejtë
Deti parashikohet me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë, çka mund të ndikojë në lundrimet detare, ndaj këshillohet kujdes i shtuar.