Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër të ndjerë në rrjete sociale, duke publikuar një foto me vajzën e tij të vogël dhe një tekst emocional që ka prekur ndjekësit.
“Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj”, shkruan Luizi, duke reflektuar mbi rolin e tij si prind
Ai shprehet se jeta i ka dhënë dhe marrë shumë, por lindja e vajzës ishte momenti ku ndjeu se kishte fituar gjithçka që i duhej.
“Kjo foto nuk është thjesht një kujtim. Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli. Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë”, shkruan ndër të tjera Luizi.