Një burrë dyshohet se ka goditur për vdekje një djalë 7-vjeçar dhe më pas ka vazhduar të godasë me thikë nënën e fëmijës. Rashad Akeem Thompson, 34 vjeç, u arrestua në lidhje me sulmin ndaj Tre’Shaun Brown, që vdiq dhe nënës së tij Felicia Brown, 24, e cila mbijetoi.

“Thjesht e humba toruan”, Thompson i tha policisë në Beckley, West Virginia. Fqinja e Felicia tha se ajo u zgjua kur nënën po godiste në derën e saj dhe e gjeti atë me plagë me thikë në fytyrë, tha policia.

Felicia kërkoi ndihmë për të nxjerrë Tre’Shaun dhe fëmijën tjetër të saj dy vjeç nga banesa. Fqinja ishte në gjendje të shpëtonte vogëlushin e Felicia dhe vrapoi kur pa Thompson në kuzhinë.

Fqinja tha që ajo më pas u kthye në shtëpi për djalin e madh dhe pa Thompson duke përdorur një objekt për të goditur një pjesë të divanit.

Kur fqinja u kthye për herë të tretë, ajo gjeti Tre’Shaun të vdekur në divanin ku Thompson kishte goditur me çekiç. Rrobat e Thompson ishin të mbuluara me atë që dukej të ishte gjak, sipas policëve.

Ai kërkoi avokat kur u mor në pyetje nga autoritetet. Thompsoni është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, abuzim me fëmijë që rezulti në vdekje, përpjekje për vrasje të shkallës së parë dhe plagosje me qëllim të keq.