Tedi Blushi është gati të nisë një eksperiencë të re në karrierën politike, atë të ligjvënësit.

Për pasojë, ai ka dhënë dorëheqjen nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë.

“Në vijim të procesit zgjedhor të datës 11 maj 2025, në të cilin kandidova për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas kualifikimit në listën fituese të qarkut Tiranë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë”, shkruan Blushi në kërkesën drejtuar këshilltarëve, që mban datën 30 maj.