Duket se jehona e përplasjeve mes Presidentit Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, ka mbërritur deri në Rusi.

Sipas mediave të huaja, disa politikanë në Moskë po argëtohen në kurriz të Donald Trump dhe ish-aleatit të tij Elon Musk.

Marrëdhënia e tyre u përkeqësua në mënyrë dramatike pasi Presidenti sugjeroi që Musk vuante nga “sindroma e çrregullimit të Trump”.

Dhe Musk u kundërpërgjigj në mediat sociale, duke pretenduar se Trump është në dosjet e Epstein, megjithëse ai nuk ofroi prova dhe Shtëpia e Bardhë e ka hedhur poshtë akuzën.

Senatori nacionalist rus, Dmitry Rogozin, reagoi ashpër pas debateve, duke postuar në rrjetin social ‘X’, duke i kërkuar Muskut të mos jetë “i mërzitur”.

“Nëse hasni probleme të pakapërcyeshme në SHBA, ejani tek ne”, shtoi ai, shkruan A2 CNN.

“Këtu do të gjeni shokë të besueshëm dhe liri të plotë të krijimtarisë teknike”, vijoi më tej ai.

Dmitry Medvedev, zyrtar i lartë i sigurisë dhe ish-president, tha: “Ne jemi të gatshëm të lehtësojmë përfundimin e një marrëveshjeje paqeje midis D dhe E për një tarifë të arsyeshme dhe të pranojmë aksionet e Starlink si pagesë.”

“Mos u grindni, djema!”, vijoi ai më tej.

Ndërkohë, kreu i fondit sovran të pasurisë së Rusisë, Kirill Dmitriev, pyeti: “Pse nuk mund të shkojmë të gjithë mirë me njëri-tjetrin?” (A2