Banorët e larguar nga Levani kanë marrë një iniciativë model, duke bërë një vetëfinancim për fushën e sportit, e cila pritet të kthehet nga një fushë e mbetjeve urbane, në një fushë për tu argëtuar fëmijët dhe në shërbim të komunitetit aty.
Gëzim Bardhi, një ish-banor, është rikthyer në vendlindjen e tij, si një nga organizatorët e investimit për Levanin.
Në një prononcim për media, Bardhi duke u shprehur se kjo njësi administrative e Fierit ka 30-vjet që është lënë në harresë nga pushteti lokal.
Bardhi thekson se në këtë kauzë të përbashkët kanë investuar shumë banorë të Levanit të cilët jetojnë edhe jashtë Shqipërisë.
“Fusha që shikoni ka qënë nje fushe e braktisur, me ferra, e kemi bere vetem për fëmijet e Levanit, me qëlllim që ata të argetohen. Une dua te ngre zërin për banorët e Levanit, të cilët të ndikuar nga politika nuk kanë ngritur zërin për të drejtat e tyre, populli nuk del në protestë sepse kanë frikë nga politika , nëpër shtëpia nuk kanë uji, as drita , edhe prapë nuk ngrejën zëerin për të drejtat e tyre,” u shpreh Bardhi.
Bardhi hedh akuza të rënda për pushtetin lokal, duke deklaruar se partitë politike e kanë strukur popullin e Levanit, duke i pajtuar ata me varfrinë e tyre dhe duke mos tentuar të kërkojnë ndryshim.
“Po përgatitemi të bëjmë një investim tjetër për varrezet e Levanit, të cilat kanë 30 vjet që ndodhen në mënyrën më të tmerrshme, bari e pemët të hedhura mbi varre, si edhe kemi informacion që njësia administrative e Levanit paguan edhe një person aty, por që në ato varreza nuk është vendosur dorë, veç merr rrogën dhe largohet,” shprehet Gëzim Bardhi.