Dritan Rexhepi ka refuzuar të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, në procesin gjyqësor lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik në janar të vitit 2020.

Rexhepi, i cili është përfshirë në këtë dosje ishte parashikuar të dëshmonte në seancën gjyqësore që po zhvillohet ndaj të pandehurit Festim Bexhdili, një prej personave të akuzuar si i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në Kamëz, dhe që nga ajo kohë nuk është gjetur asnjë gjurmë e trupit të tij.

Hetimet kanë zbuluar se pas ngjarjes fshihen elementë të fuqishëm të krimit të organizuar ndërkombëtar, me lidhje në trafikun e drogës dhe llogari të prishura mes grupeve.