Haifa, një nga qytetet më të mëdha në veri të Izraelit, është përfshirë nga flakët pas një serie sulmesh që goditën rajonin.

Zjarret e fuqishme kanë përhapur panik mes banorëve, ndërsa shërbimet e emergjencës janë vënë në veprim për të përballuar situatën.Sipas një deklarate nga Magen David Adom (MDA), organizata kombëtare izraelite për emergjencat mjekësore, shtatë persona janë transportuar në spitale, mes tyre edhe një grua 72-vjeçare.

“Kërkimet në vendngjarje janë duke vazhduar për të gjetur të tjerë të lënduar ose të bllokuar,” tha një zëdhënës i MDA.