Nga Forumi i Kryeprokurorëve që po zhvillohet në Tiranë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të ndjekin paratë, të cilat kanë për burim aktivitetet e jashtëligjshme.

Me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela në krah, Gonzato kërkoi po ashtu kalimin në Parlament të një ligji që do t’i hapë rrugën ngritjes së një Agjencie të Posaçme për gjurmimin e parave.

Krimi dhe korrupsioni gjenerojnë pasuri e para dhe ato duhen gjurmuar, kapacitetet ligjzbatuese duhet të rriten, duhen veprime konkrete për krimet financiare. Identifikimi i të ardhurave nga krimi me shumë rëndësi, presim nga Shqipëria miratimin e një ligji të posaçëm për ngritjen e Agjencisë përkatëse. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jetë e dukshme në të gjitha nivelet, bashkëpunimi me aktoret e tjerë është i nevojshëm me policinë, doganat, tatimet, sektorin privat etj… Bashkëpunimi efektiv për luftën ndaj krimit dhe viktimave të tij. Korrupsioni në nivele të larta është kërcënim i sigurisë. Krimi e përdor korrupsionin për të pasur akses. Forcimi i sundimit të ligjit, shumë i vlefshëm. Puna juaj ndikon në integrimin e vendit në BE”, tha Gonzato. (