I burgosuri me dënim me vdekje në Misisipi, me vuajtjen më të gjatë, është ekzekutuar, pasi kaloi gati pesë dekada në pritje të vdekjes, që nga viti 1976, raporton CNN.

Richard Gerald Jordan, një veteran 79-vjeçar i luftës në Vietnam me çrregullim të stresit post-traumatik, i cili u dënua për rrëmbimin dhe vrasjen e gruas së një nëpunësi banke, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Parchman.

Ai ishte një nga disa të burgosur të dënuar me vdekje në Misisipi që kanë ngritur padi kundër shtetit për protokollin e ekzekutimit me tre droga, të cilin ata e quajnë “çnjerëzor”. Jordan është personi i tretë që ekzekutohet në Misisipi në 10 vitet e fundit.

(BalkanWeb)