Një incident është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar.
Për shkak të refuzimit, efektivët kanë qëlluar në ajër për ta ndaluar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Pas ndërhyrjes së shpejtë, i riu Justin Dushku është neutralizuar dhe është ndaluar nga forcat e rendit. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.Ndërkohë, për incidentin kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe ligjshmërinë e veprimeve të ndërsjella.