Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të zonës.

Apostol Zhupa 42 vjeç, ishte pjesë e grupit të banorëve që po përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshatin e tyre. Ai ka marrë djegie të rënda kryesisht në zonën e gjoksit dhe në shpatulla. Zhupa është dërguar që prej mbrëmjes së djeshme në Spitalin e Sarandës, ndërsa më pas është dërguar drejt “QSUT” në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Kujtojmë që ditën e djeshme shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci u dërgua drejt Spitalit të Traumës me helikopter pas djegieve që kishte marrë në trup teksa shpëtoi nga flakët të moshuar dhe fëmijë të rrezikuar nga flakët në Senicë.