Ilir Meta ka ankimuar në Apel masën e sigurisë, “arrest me burg”.

Ish-presidenti Meta përmes kësaj kërkese i kërkon apelit të posaçëm lirimin nga qelia.

Ka qenë gjykata e shkallës së parë që vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-presidentin Ilir Meta.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës, thuhej se nëse do t’i ndryshohej masa e sigurisë, ish-presidenti mund të sillte intimidim të dëshmitarëve.