Pas 5 muajsh ngërçi politik, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës.
Ai mori 73 vota pro, 30 deputetë votuan kundër, ndërsa 3 abstenuan.
Zgjedhja e tij i hap rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re pas një krize të gjatë politike që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në fjalën e tij, ai bëri thirrje për bashkëpunim.
“Sot kjo republikë qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve mike në krye me SHBA-në. Ka disa muaj që ky Kuvend është ballafaquar me një sfidë që nuk e ka parë më herët. Por mos harroni, që me gjithë betejat, besoj që ka qenë shkollë që i ka shërbyer demokracisë dhe emancipimit të shoqërisë”, u shpreh ai.